AktualitetPolitike

Rama i përgjigjet akuzave për rrogat: Rritjen e kishim parashikuar më parë. Në prillin tjetër ngjitemi në krye të rajonit me pagën mesatare

Nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës Rama risolli në vëmendje pagat mesatare në rajon si dhe për pagat e punonjësve të shumë sektorëve, duke deklaruar se në prill të vitit të ardhshëm Shqipëria do të jetë në krye me pagën mesatare 900 euro.

“Jam shumë i impresionuar nga kuraja e parafolësve për të adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Në emër të shqiptarëve flasin shqiptarët dhe ata të cilët shqiptarët i mandatojnë për të folur, por kur shqiptarët sapo kanë folur nuk është bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që fatkeqësisht janë ata që nuk duan të dëgjojnë është shumë komike që të flitet në emër të shqiptarëve. Flitet në emër të shqiptarëve që braktisën politikën, braktisën zgjedhjet apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Por pasqyra e pjesëmarrjes flet pak më ndryshe. Shqiptarët nuk kanë braktisur të gjithë ne. Shqiptarët kanë braktisur një pjesë nga ne. Për sa i takon pjesës që unë përfaqësoj shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur, por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë. Kjo bëhet dhe më e rëndësishme, po të kemi parasysh se nuk është një fenomen i zgjedhjeve vendore.
Në zgjedhjet vendore partitë e mëdha bien te vota për subjektin politik dhe partitë e tjera rriten te vota për subjektin politik si rezultat i një numër shumë të madh për këshilla. Këtë herë ka ndodhur ndryshe”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se “për sa na takon ne do të vazhdojmë vetëm përpara”.
“Sot ndihem shumë i lehtësuar për hir të së vërtetës sepse vijmë për të kaluar një projekt të cilin kemi dashur ta kalojmë vite më parë dhe për të cilin kemi luftuar çdo ditë të këtyre viteve. 259 euro ishte paga mesatare, ndërkohë që Kosova e kishte 444 euro, Maqedonia e Veriut 504 euro, Serbia 537 euro dhe Mali i Zi 730 euro. Kemi qenë të fundit me diferencë. Sot tabela është si vijon: Kosova 504 euro, Maqedonia e Veriut 705 euro, Serbia 763 euro, Bosnja 890 euro, Mali i Zi 792 euro dhe me votimin e sotëm i japim rrugë një procesi që në harkun e këtij viti që vjen, në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sigurisht dhe të tjerët do rriten në raport me këtë. Me këtë parashikim ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit. Kjo është ajo që bëjmë sot, të tjerat janë dokrra hini siç thoshte At Gjergj Fishta. Ne na është dashur të përballemi me situata të cilat rajoni nuk i ka pasur. Tërmeti ka rënë në Shqipëri, jo në rajon. Situata dramatike dhe mjafton të shikohet se sa të ardhura kemi spostuar ne”, u shpreh kryeministri Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?