Rikthim i Bashës/ Ish-kreu i PD zhvillon sot takimin e parë me të rinjtë

Politike

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis rikthimin në politikë. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se Basha do të zhvillojë një takim pasditen e sotme me të rinjtë, ku pritet të diskutohen shumë çështje, teksa kjo lëvizje vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.

Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike një vit më parë pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe në krye të PD-së u vendos Sali Berisha.

Pas vendimit të gjykatës, PD u drejtua nga kreu në detyrë Enekelejd Alibeaj.


Rikthimi i Bashës u paralajmërua nga disa analistë, teksa dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi foli për këtë lëvizje të tij.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?