Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka paralajmëruar Rusinë se mund të përballet me një revolucion të ngjashëm me atë të 1917-ës dhe të humbasë luftën në Ukrainë.
Ai gjithashtu kjo situatë nuk duhet të neglizhohet se liderët rusë duhet të merren seriozisht me luftën.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 shkaktoi një nga konfliktet më vdekjeprurëse në Evropë dhe konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza raketore kubane e vitit 1962.
Nga ana e saj Ukraina po përgatit një kundërsulm që synon të largojë trupat ruse në kufij që ekzistonte para vitit 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë, vuri në dukje Prigozhin.