KQZ certifikon rezultatin për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendorë në 14 bashki

Aktualitet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për kryebashkiakë të rinj të zgjedhur dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në 14 bashki të tjera.

Ilirjan Celibashi certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në bashkitë: Peqin, Has, Kukës, Vau Dejës, Mirditë, Mat, Klos, Bulqizë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Prrenjas, Patos, Roskovec.

Ndërkohë që ditën e djeshme KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në 13 bashki të tjera për kryebashkiak dhe për këshillat bashkiak gjithashtu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?