Bota

Donte të vriste presidentin Biden, arrestohet 19-vjeçari që u përplas me kamion në Shtëpinë e Bardhë

Sai Kandula, një 19-vjeçar, është arrestuar nga FBI pasi përplasi një kamion në barrierat e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë. Ai akuzohet për kërcënim ndaj presidentit Joe Biden pasi autoritetet dyshojnë së përplasja ishte e qëllimshme.

Sai Kandula u hodh nga automjeti i tij dhe filloi të valëvisë një flamur nazist para se të arrestohej nga FBI. 19-vjeçari u tha policëve se donte të rrëmbente presidentin Biden dhe ta vriste.

Mbi të dyshuarin rëndojnë akuza për kërcënime ndaj presidentit dhe anëtarëve të familjes të mbrojtur nga Shërbimi Sekret, shkruan Reuters. Sai Kandula ndodhet në paraburgim dhe nëse shpallet fajtor, mund të përballet me deri 5 vite vurg.


Sipas policisë, 19-vjeçari fluturoi me avion nga St Louis, Missouri në Dallas, e më pas mori me qira kamionin para sulmit të pretenduar në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë konfirmuan se presidenti Joe Biden ishte brenda kur ndodhi incidenti.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?