SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Ja si ju monitoron në kohë reale polici Rrugores në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat për me qëllim rritjen e efikasitetit në menaxhimin e shërbimeve policore, në funksion të qarkullimit normal të mjeteve.

Krahas automjeteve dhe motomjeteve të loguara të Policisë Rrugore, dronit edukativ e makinave inteligjente, tani shoferët do të vëzhgohen edhe nga specialist shërbimi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Policia Rrugore

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë dhe strukturat vartëse të tij, me qëllim rritjen e efikasitetit në menaxhimin e shërbimeve policore, në funksion të qarkullimit normal të mjeteve, krahas automjeteve dhe motomjeteve të loguara të Policisë Rrugore, dronit edukativ dhe makinave inteligjente në të cilat janë të inkorporuara aparaturat matëse të shpejtësisë, ka caktuar cdo ditë një specialist shërbimi në Sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

I cili nëpërmjet pamjeve të kamerave, koordinon punën me drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore, duke reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj situatave të trafikut në rrugët urbane të qytetit të Tiranës, me qëllim orientimin e qarkullimit të mjeteve, në përshtatje me ngarkesën e akseve rrugore.


Bashkëpunimi me strukturat e Policisë Bashkiake nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime dhe Google Maps, ka sjellë efekasitet në menaxhimin e trafikut rrugor, monitorimin e shërbimeve, reagimin e shpejtë në rast aksidentesh rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve në fushën e qarkullimit rrugor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?