Berisha nxjerr VIDEON: Ja si komisioneri i PS-së mbush fletën e votimit!

Aktualitet

Ish kryeministri Berisha, ka treguar këtë të Martë të tjera shkelje që janë kryer gjatë procesit zgjedhorë në vendoret e 14 Majit.

Përmes një postimi në rrjetë sociale, Berisha ka publikuar një video e cila tregon se si është bërë ashiqare masakra elektorale nga komisionerët e PS-së.

Në video duket komisioneri i PS-së i cili e plotëson fletën e votimit në tavolinën e tij duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin dhe ia jep votueses e cila as nuk shkon në dhomën e fshehtë por e palos dhe e fut në kutinë e votimit.


‘Votim pa dhomë të fshehtë. Komisioneri kriminel mbush fletën e votimit edhe para mediave!’, shkruan Berisha në Facebook.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?