Valencia triumfoi 1-0 në Mestalla ndaj Real Madrid, në një sfidë aspak të qetë. Gjatë gjithë takimit, tifozët e skuadrës vendase përdorën thirrje me bazë raciste ndaj sulmuesit të madrilenëve, Vinicius Junior çka çoi në ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes në minutën e 73-të.
Në fund të sfidës, Vinicius u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi kundërshtarin.

Sa i takon zhvillimit të sfidës, Lopez realizoi golin e vetëm të sfidës në pjesën e parë. Real Madrid është në vendin e 3-të, ndërsa Valencia e 13-ta.
Total 0 Votes
0
0