Bota

Përmbytjet në Emilia Romagna, vullnetarë të rremë me origjinë shqiptare i vjedhin 6000 euro një çifti të moshuarish

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare pretenduan se ishin vullnetarë dhe u ofruan të hiqnin baltën nga shtëpia e dy të moshuarve në zonën e Ravenës. Pas largimit, zbulimi: çiftit i kishin vjedhur 6000 euro.

Në zonën e Ravenës, në Fornaces, një burrë dhe një grua shqiptarë janë arrestuar nën akuzën e grabitjes. Të dy kanë përfituar nga situata tragjike e një çifti të moshuarish dhe me justifikimin për t’iu pastruar baltën që i kishte rrethuar shtëpinë, iu kanë vjedhur rreth 6 mijë euro, shume e cila është gjetur nga policia.

Më në fund, ujërat fillojnë të bien në Emilia Romagna. Pas pamjeve lartësuese dhe në një farë mënyre prekëse, të cilat ditët e fundit kanë shfaqur mijëra vullnetarë duke hequr baltën, duke shpëtuar të moshuarit dhe duke rindërtuar jetë, fatkeqësisht vijnë lajmet e para për aktet e turpshme, të kryera ndaj më të brishtëve. Në dëm të atyre që brenda pak orësh u gjendën në një botë që nuk është më e përditshme, por e panjohur dhe e frikshme.


Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ravenës, në lokalitetin Fornace, ku një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë paraqitur pranë një çifti të moshuarish, shtëpia e të cilëve ishte e rrethuar nga balta që në fillim të emergjencës. Dy të huajt ishin ofruar të ndihmonin çiftin e pensionistëve, duke shfrytëzuar shpresën e tyre, duke u paraqitur si të rinj vetëmohues të gatshëm për t’u shërbyer të tjerëve. Pasi kishin pastruar katin përdhes dhe kopshtin, të dy i kishin thënë lamtumirë çiftit të prekur nga akti i tyre dhe ishin larguar.

 

 

Kur dy “shpëtuesit” janë zhdukur, të moshuarit kanë bërë një zbulim të hidhur dhe dëshpërues. Në shtëpinë e tyre, për ditë të tëra të rrethuar nga balta, mungonin rreth 6 mijë euro, kursime të çiftit të moshuar.

Menjëherë kanë denoncuar dhe ka ndërhyrë policia, e cila brenda pak orësh arrestoi dy vullnetarët e rremë. Fatmirësisht, 6000 eurot u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të ligjshëm, ndërsa dy të huajt u vendosën në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor të Ravenës. Një histori që përfundoi mirë. Megjithatë, një histori e keqe, e cila nuk do duhej të ndodhte.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?