AktualitetPolitike

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve në 14 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë sot në një deklaratë për mediat duke hedhur akuza për përdorimin e bandave në fushatën elektorale.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka përdorur bandat për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në 14 maj.

Gjithashtu ai theksoi se është ngritur një komision dhe po punon me intensitet për të dokumentuar megrakrimin në zgjedhjet lokale.

 

 

“Faktohen në mënyrë të pakundërshtueshme ndërhyrjet brutale, antikushtetuese dhe antiligjore të Edi Ramës në kontrollin e votës së zgjedhësve shqiptarë. Dokumentet faktojnë se në Shkodër u bashkuan bandat me armiqësinë më të egër ndaj njëra tjetrës të urdhëruara nga Edi Rama. Bandat e Edi Ramës bënë gjithçka për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në shumë zona të vendit.

Por bandat ishin një shkrirje me bandat e qeverisë, inxhinierë, drejtorë, punonjës kanë ushtruar terror ndaj qytetarëve me kërcënimin votën ose jetën. Të dënuar rëndë në vende përreth si përdhunues janë vendosur si numërues në qendrat e votimit, të numërimit. Si rasti i Devollit, bë burgun e grave në Tiranë është votuar 100 % për Erion Veliajn, vetëm një persona dhe ai ishte vëzhguesi ka arritur të votojë ndryshe. Një komision i ngritur po punon me intensitet dhe unë dua të falënderoj të gjithë ata, drejtues, anëtarë, simpatizantë, vëzhgues, komisionerë, kandidatë, që po kontribuojnë në denoncimin e krimit monstruoz elektoral, të farsës 14 maj 2023. Sikundër shtoj se shqyrtimi i thelluar i këtij megakrimi kërkon kohën e duhur dhe qytetarët do ta marrin vesh në çdo hollësi dhe në çdo detaj, pasi është një material shumë, shumë voluminoz që duhet të trajtohet me seriozitetin dhe vërtetësinë më të madhe”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?