Habit Olta Gixhari: Për mua janë bërë protesta…

Show Stil/Jetë

Një deklaratë e fortë e bërë nga Gerti në post Big Brother Vip, ka sjellë reagimin e ashpër të Olta Gixharit.

Gjatë diskutimeve, Gerti i tha Oltës se atë e urren gjysma e Shqipërisë për të sjelljet që ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi në raport me banorët e tjerë.

Olta reagoi ashpër duke e konsideruar Gertin një fans, ndërsa shtoi se për të janë bërë edhe protesta që të kthehej sërish në shtëpi në momentin e daljes nga BBV.

Pjesë nga debati:

Gerti: Me thënë të drejtën, Big Brother prej Luizit kam filluar me e pa… prej situatave ja kuptoja humorin

Arbana: Shumë mirë bëre po mundësinë tënde pse e hodhe në plehra

Gerti: Kur hyra e kisha në mendje që atë vlerësim që kam për Luizin mos t’ja tregoj direkt. Jam munduar të tregohem i ftohte..

Olta: Dhe një fans i devotshëm. Hyre aty për tu bërë stomatolog i famshëm. Tu dha një mundësi e madhe, si ka mundësi. Hidhni fytyrën tuaj në kosh dhe i shkoni pas Luizit

Gerti: Në plehra ke hudh ti që të urren gjysma e Shqipërisë

Olta: S’është fare e vërtetë kjo dhe të gjithë e dinë shumë mirë. Këtu vetëm për protestat e Luizit flitet por janë bërë edhe për mua “Olta o pasha, ktheu se bëmë shaka”. Okej? Janë bërë protesta për mua.

Gerti: Ku e ke parë këtë në ëndërr? Protesta për ty vetëm me dal prej shpie…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?