SKERDJAN DHULI
Fredi Beleri është kthyer në fondacion bamirësie.
Ai mban me bukë një tufë gagarelësh të quajtur gazetarë e nacionalistë kartoni që enden studiove si e eturi në shkretëtirë për të gjetur ushqimin e radhës.
Lloj lloj palaçoje këto ditë është shfaqur të flasë kundër tij duke thënë marrina të gjithfarësoji ndërkohë që pala tjetër nuk gjendet kund nëpër studio.
Personi është në burg ndërsa ne të tjerët nuk na ka pyetur kush në lidhje me të vërtetat tona.
Nacionalizmi bajat prodhon like e komente, por jo para.
Mbush hapsirat televizive por jo tavolinat e shqiptarëve.
Mbush egon e sëmurë të Edi Ramës po kurrkund nuk prodhon racionalitet e raport me të vërtetën.
Veçse e gjithë mejhania mediatiko-politike e Tiranës duhet të dijë se ne ashtu siç mundëm Edi Ramën me vota në Himarë, ashtu do mundim edhe këta me të vërtetat tona.
Prodhon
Total 0 Votes
0
0