Mati është një nga bashkitë e fituara nga Partia Socialiste. Kandidati i saj mori gati dyfishin e votave të rivalit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci.
Ndërkohë që socialistët kanë edhe shumicën në Këshillin Bashkiak, ku 21 mandatet ndahen: 9 PS, 3 PSD, 2 BF, 2 PD, 1 PAA, 1 PDS, 1 FRD, 1 AAK, 1 ADK.
Në Këshillin Bashkiak të Matit hyn edhe Hitleri. Nuk bëhet fjalë për liderin e nazistëve, diktatorin gjerman Adolf Hitler, por një të ri nga Mati, me të njëjtin emër i cili është bërë pjesë e këshilltarëve në këtë bashki.

Hitlet Kurti ka marrë 545 votat e Frymës së Re Demokratike duke hyrë kështu në Këshill.