Aktualitet

Më 14 qershor, në Gjakovë mblidhen qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë

Do të jetë takimi i nëntë i përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryesuar nga kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama, si dhe kabinetet dhe shoqëruesit e tyre.

Mbajtjen e mbledhjes së përbashkët e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti, gjatë një bisede me gazetarë në margjina të konferencës “Diaspora Flet”.

Ky bashkëpunim mes dy qeverive shqiptare ka nisur për herë të parë në 11 Janar 2014 dhe ka vazhduar me intensitet më të lartë vitet e fundit, shkruan newsbomb.al. Që atëherë janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Disa prej tyre janë realizuar por ka shumë që kanë mbetur vetëm në letër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?