Rama ndan artikullin e “The Guardian” për Shqipërinë: Gazetari erdhi me mëdyshje por u largua mirënjohës!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një shkrim të gazetës prestigjoze britanike “The Guardian”, për bukuritë e Shqipërisë. Gazetari Jacob Mikanowski ka ardhur në vendin tonë me mëdyshje, thotë Rama, por është larguar mirënjohës.

“Të biesh në dashuri me Shqipërinë në syrin e gjigandit britanik “The Guardian”, këtë herë jo vetëm si destinacion turistik veror, por me përjetimet e forta të shkrimtarit Jacob Mikanowski, pas turit të tij në vendin tonë, që nga magjepsja e luginës së Valbonës deri tek tingujt rrëqethës të sazeve të jugut.

Erdhi me mëdyshje, por u largua nga Shqipëria, siç shprehet vetë “mirënjohës që pata mundësinë të vizitoj këtë vend kyç të historisë, të mikpritjes së pakufishme dhe surprizave të pafundme”, shkruan Rama dhe ndan shkrimin e gazetës britanike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?