Gazment Bardhi është zgjedhur kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend. Ai ka marrë besimin e 19 deputetëve, dy ditë pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj, dhe sot është zgjedhur në krye të grupit në Kuvend.
Asnjë nga të pranishmit në mbledhje nuk është shprehur kundër Bardhit.
Sali Berisha e mësoi në transmetim të drejtpërdrejtë këtë lajm dhe kur u pyet nga gazetari Osman Stafa, tha se nuk donte të bënte asnjë koment. Thirrja e vetme e tij ishte që demokratët të bashkohen rreth tij dhe të vazhdojnë betejën kundër Edi Ramës.
“Nuk kam asnjë koment, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira”, u shpreh Sali Berisha në konferencë për mediat.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike regjistron 33 anëtarë, nga të cilët kanë votuar pro të gjithë deputetët e pranishëm dhe asnjë kundër. Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati. Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.