Prokoria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Koka akuzohet për shpërdorim detyre. Po ashtu SPAK ka kërkuar 4 vite për ish-deputetin Alqi Bllako dhe 4 vite për Serafin Papën.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjithashtu nga 7 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan.
Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për BalkanWeb se në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.
Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.
KËRKSA E SPAK
Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4-
Pëllum Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8
(BalkanWeb)