U largua në janar nga Kukësi, mesfushori firmos në kampionatin turk

Sport

Kukësi ka zhvilluar një sezon larg pritshmërive, teksa aktualisht lufton për mbijetesë.Lojtarët e afruar me bujë nuk bënë diferencën dhe klubi ndërpreu marrëveshjet me ta.

Një prej tyre ishte edhe mesfushori i afruar me shumë bujë, Edvin Giasi. Lojtari i cili kishte bërë karrierë në Holandë, teksa kishte luajtur edhe me klube me emër në Bullgari, Turqi apo Izrael, nuk ia doli të bënte diferencën në mesfushën e verilindorëve, duke e mbyllur eksperiencën e tij në Superiore me vetëm 10 ndeshje të luajtura.

Ai u la lojtar i lirë nga verilindorët në janar, por nuk kishte firmosur për asnjë klub tjetër deri tani. Ai do të vazhdojë karrierën e tij përsëri në futbollin turk. Mediat turke kanë bërë të ditur se Giasi ka firmosur me klubin e Karsiaka, që luan në kategorinë e katërt turke.

Një start i ri për mesfushorin, që kërkon të kthehet përsëri në formën më të mirë para se të tentojë një tjetër eksperiencë në nivelet më të larta.

 

 

Edwin Gyasi Miracle Karsiyaka Icin Geldi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?