SPRINT NEWS ALBANIA

IntervistaPolitike

“M’u sabotua fushata, sikur ecja mbi gjarpërinj”, Roland Bejko sulmon Bardhin e Tabakun

Ai theksoi se Enkelejd Alibeaj ka qenë në një situatë të vështirë edhe brenda partisë, ndërsa ka “sulmuar” Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabakun, për të cilët tha se nuk e kanë mbështetur në fushatë.

I pyetur për dorëheqjen e Alibeajt ai tha se e mori këtë vendim pa u konsultuar me askënd, por e cilësoi si të drejtë.

Bejko: Komenti im për dorëheqjen e Alibeajt ka të bëjë me faktin se Alibeaj nuk u konsultua me askënd për dorëheqjen e tij. Unë pata një telefonate me të pas dorëheqjes dhe arsyeja ishte që ai nuk donte te ndikohej nga askënd. PD tani është një trup i plagosur dhe Alibeaj ka bërë atë që duhet. Alibeaj do të qëndronte deri te zgjedhjet lokale dhe më pas mbaronte misioni i tij dhe të do të fillonte organizmi i PD.

Zhvillimet politike brenda PD duhet t’i marrë vesh publiku, Alibeaj ka qenë në pozita shumë të vështira këto kohë. Në çdo parti politike kush përbën pakicën i përmbahet shumicës. Sekretari i Përgjithshëm ka ndihmuar kandidatin e foltores dhe nënkryetarja nuk u duk një ditë në fushatë.Një fundjavë kishin kapur të dy malet. Unë bëja fushatë zonja në fjalë hidhte foto ekzotike nga Bjeshkët e Namuna.

Stresi më të madh që e kam hequr në fushatë nuk e kam hequr as me kundërshtarët, por me marrëdhëniet e brendshme dhe pengesat. Unë e kam bërë fushatën pa kokërr leku.Nuk pashë që të bëhej interesi i duhur për të kaluar paratë. Një pjesë të kryetarëve  të degës i kisha në krah dhe  një pjesë jo. Problemi i brendshëm është ky:  Votën t’ia japim Belindit se Bejko nuk fiton, një pjesë tjetër kanë patur frikën se marr vota dhe rritemn si figurë. Unë e kam thënë se  nuk pretendoj për kryetarë partie.

Në degë të veçanta në Tiranë, unë nuk shkova fare, m’u sabotua fushata. Alibeaj ishte në këtë lloj stresi. Është një situatë që më dukej sikur ecja mbi gjarpërinj. Pata një avanztyazh se pata një mbëshetje të madhe  nga ish-figurat e larta të PD, nga bota akademike. Kam dalë që t’i jap një zë partisë sime që kishte një vit pa zë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?