Zyrtarizohet fitorja e PS në Klos dhe Bulqizë, drejt fitores edhe në Mat

Aktualitet

Partia Socialiste ka zyrtarizuar fitoren edhë në dy bashki të tjera, në atë të Klosit dhe Bulqizës. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ kandidatja e PS në Klos, Valbona Kola ka arritur të marrë mandatin 4-vjeçar me 56.07 % të votave ose 4466.

Ndërsa, rivali i saj politik Bedri Hoxha ka marrë 3499 vota ose 43.93%.

Gjithashtu dhe kandidatja e Bulqizës nga PS, Festime Mjeshtri ka fituar binshëm me 8364 vota. Ndërkohë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Defrim Fiku 5514 vota.

Edhe në Bashkinë e Matit, ndonëse ka mbetur edhe një kuti e pa numëruar, nga rezultati paraprak fitues ka dalë kandidati i Partisë Socialiste me 8525 vota, ndërsa kandidati i koalicionit ” Bashkë Fitojmë” , Skender Gjuci, ka marrë 4370 vota.

Bashkia Mat (48/49)

Agron Malaj (PS) – 8525 vota

Skender Gjuci (BF) – 4370 vota

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?