Aktualitet

VIDEO/ Skandali: Zbulohet sistemi ‘karusel’ i manipulimit të votave

Numëruesit e opozitës në zonën e Divjakës kanë zbuluar atë që njihet si sistemi ‘karusel’ i manipulimit të votave dhe që mund të përbëjë një nga skandalet më të mëdha të këtij procesi zgjedhor.

Komisionerët kanë pikasur në të paktën tre raste fletë votimi të falsifikuara. Falsifikimi duket që tek ngjyra e fletëve të votimit.

Por mjafton vetëm një fletë ose dy të tilla për të krijuar një sistem ‘karusel’ apo ‘tren’ për manipulimin e votave.

Një sistem i tillë është denoncuar fillimisht në Rusinë e Vladimir Putinit.

Më pas, edhe autori i njohur italian, Roberto Saviano e ka denoncuar këtë mënyrë të manipulimit të votave. Sipas tij, në këtë mënyrë Kamorra blinte votat për kryebashkiakun e Napolit.

Nëse një fletë votimi del nga qendra e votimit, atëherë personi që e merr futet në qendër votimi, merr një fletë të rregullt, hedh në kuti fletën e tij të falsifikuar dhe vazhdon sistemi karusel. Ai nxjerr jashtë fletën e rregullt, të cilën ia dorëzon një personi me radhë dhe kështu mund të manipulohen me qindra fletë votimi.


 

Kjo mënyrë votimi e paligjshme mund të sjellë manipulim në shkallë industriale të votave./syri.net/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?