Pjerin Ndreu merr mandatin e dytë në Lezhë

Aktualitet

Janë numëruar 98.41% të kutive të votimit në Bashkinë e Lezhës, ose ndryshe e thënë 124 nga 126 kuti në total.

Ashtu si dhe shumica e bashkive në vend, edhe Lezha ka vendosur që të jenë nën drejtimin e kandidatit të Partisë Socialiste. Pjerin Ndreu ka fituar me një diferencë prej afro 2 mijë votash përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.  Sipas të dhënave të KQZ Pjerin Ndreu është fitues me 52.75% të votave.

Mbështetësit e Ndreut kanë festuar mes brohoritjesh rezultatin e kutisë së fundit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?