Bie edhe Tropoja, PS fiton me Rexh Byberin. Socialistët nisin festën

Aktualitet Politike

Partia Socialiste ka arritur të fitojë Bashkinë e Tropojës me kandidatin e saj Rexh Byberi.

Bastioni i demokratëve bie kështu për herë të dytë brenda katër viteve, ku fillimisht ra në 2019 teksa në garë ishte vetëm PS-ja, dhe tani kur në garë ishte ish deputeti demokrat, Besnik Dushaj.


Ndonëse në faqen e KQZ-së zyrtarisht janë numëruar 30 kuti nga 38, të dhënat e partive të mbërritura nga komisionerët, sugjerojnë se Rexh Byberi të jetë shpallur fitues me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj ka marrë vetëm 4876 vota.

Pas numërimit edhe të kutisë fundit socialistët e Tropojës kanë nisur festën.

 

 

“Urime Tropoja. Tropojanët zgjodhën punën e Rexh Byberit. Tropojanët fituan”, shkruan drejtuesi politik i PS-së, Pandeli Majko.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?