Bardh Spahia nuk pranon rezultatin në Shkodër: Pushteti i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë!

Aktualitet

Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka humbur zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës por duket se nuk e pranon rezultatin. Përmes një reagimi të shkurtër në llogarinë e tij, Spahia thotë se fitorja në kryeqendrën e veriut është blerë.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan Bardh Spahia.

Referuar të dhënave publike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani në Shkodër janë numëruar 243 kuti votimi nga 247 kuti në total. Por edhe përse zyrtarisht nuk është mbyllur numërimi, matematikisht Bardh Spahia ka humbur.

Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste, ka arritur të grumbullojë plot 33,953 vota, ose 60.24% të tyre. Për herë të parë në 32 vite, kryeqendra e veriut fitohet nga Partia Socialiste.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?