Aktualitet

Skandal në Elbasan/ Pas votimit, pajisjet elektronike hidhen në makinë si të ishin plehra (VIDEO)

Pajisjet e votimit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë hedhur në kamion pas përfundimit të votimit.

Ajo ç’ka bie në sy është mënyra se si pajisjet hidhen ne kamion pa asnjë kujdes.

Nuk dihet nëse pajisjet janë trajtuar në të njëjtën mënyrë dhe gjatë transportit para votimit, por nga Elbasani nuk kanë munguar raportimet për probleme me procesin e votimit përmes këtyre pajisjeve.

Ndërkohë që për këto pajisje elektronike, tenderi ka kushtuar plot 23 milionë euro./ newsbomb.al/

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?