Pezullohet procesi i votimit në disa qendra/ Në Elbasan sekretarja mban shënim kodet e zgjedhësve

Aktualitet

Kur mbetet edhe më pak se një orë nga mbyllja e procesit të votimit, raportohet se është pezulluar procesi i votimit në një qendër në Elbasan dhe Mallakastër.

Mësohet se procesi i votimit në qendrën e votimit nr. 2361 në shkollën profesionale ‘Ali Myftiu’ në Elbasan, është pezulluar pasi sekretarja ka marrë një listë numrash të zgjedhësve. Kjo listë më pas është grisur nga kryetarja  e komisionit.

Ndërkohë, në Mallakastër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona të njësive administrative, gjë e cila ka sjellë dhe pezulimin e procesit të votimit.

Qytetarët kanë qëndruar pranë qendrave të votimit ndërsa energjia është rikthyer.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?