Për Yuri Kim, procesi i votimit është i qetë

Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka mbërritur në Vlorë për të vëzhguar  nga afër procesin e votimit në këtë Bashki.

Diplomatja amerikane ka hyrë në njërën nga qendrat e votimit për të pyetur vëzhguesitr nëse ka patur ndonjë problem  nga persona të caktuar. Kim u shpreh se në përgjithësi procesi është i qetë, por shtoi se duhet pritur dhe raporti i OSBE/ODIHR.

“Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Selenicë, këtu. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shumë qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje.


Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe asnjë nuk duhet  blejë votën. Në përgjithësi  procesi është i qetë, por duhet të presim dhe vëzhguesit e tjerë dhe më e rëndësishmja të presim raportin e OSBE/ ODHIR.”, tha Yuri Kim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?