Beleri në burg, shumë emigrantë nga Greqia mbërrijnë në Himarë për të votuar

Aktualitet

Ka nisur procesi zgjedhor në mbarë Shqipërinë, edhe pse në disa qarqe ka probleme me identifikimin elektronik.

Një rëndësi të veçantë ka edhe gara në Himarë, pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ndodhet në burg, për akuzën vjedhje votash.

Sakaq, qindra emigrantë nga Greqia kanë mbërritur në Himarë për të votuar për kryetarin e Bashkisë.  Në listat e votimit janë rreth 22.800 votues.

Në garë për Himarën janë Jorgo Goro “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe Alfred Beleri Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?