Jepet masa e sigurisë për Fredi Belerin

Aktualitet

Gjykata sapo vendosi arrest me burg per Fredi Beleris, kandidat i BF per Himaren….

 

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri eshte lene sot ne masen ‘arrest me burg’ nga Gjykata se Vlorës. Dosja e tij do t’i kalojë SPAK-ut, nën akuzën e blerjes së votave.

SEANCA
Teksa gjykata është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie, kryesisht civilë, në ambientet e saj është parë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live për News24 raportoi se Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti.


Beleri akuzohet për shit-blerjet votash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër. Beleri është arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues. Bashkë me Belerin, pas hekurave ka përfunduar dhe Pandeli Kokaveshi, 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?