Rama për arrestimin e Fredi Belerit: Beteja jonë në zgjedhje s’ka lidhje me hetimet!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e Fredi Belerit nga Policia e Himarës, me urdhër të Prokurorisë së Vlorës. Ai thotë se deklaratat dhe beteja zgjedhore nuk ka lidhje me hetimet e nisura për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Pavarësisht gjuhës së ashpër që ka përdorur ndaj Fedi Belerit ditët e fundit, pas deklaratave të tij se do të helenizojë Himarën, Edi Rama kërkon vetëpërmbatje dhe i bën thirrje drejtësisë që të provojë se arrestimi i kundërshtarit është i ligjshëm.

Një informacion zyrtar nuk ka ende nga autoritetet, por paraprakisht bëhet me dije se hetimet për Fredi Belerin kanë lidhje me blerjen e votave në Himarë, zonë ku ai kandidon për kryebashkiak në 14 Maj.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, shkruan Edi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?