Një tjetër incident është regjistrua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Raportohet se deputeti i PD-së, Edmond Spaho është konfliktuar me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun.
Gjatë një takimi elektoral që po kryente zoti Topçiu në zonën e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili ka filmuar takimin e tyre dhe ka tentuar. Topçiu pretendon se deputeti i PD-së, i ka thënë se; “kështu i merrni votat ju”, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Njerëzit që ishin më këtë takim kanë filluar të brohorasin kundrejt deputetit për ta larguar këtë të fundit nga takimi.
Topçiu kryebashkiaku aktual i Maliqit ka thënë se nuk i është drejtuar komisariatit për të denoncuar rastin pasi iu duk një rast i rëndomtë. Ndërkohë, gazetarja e Neës24 Lorena Kodra ka zhvilluar një bisedë telefonike me deputetin e PD, Spaho. Ky i fundit konfirmoi se ndodhet aktualisht brenda komisariatit të Maliqit ku po bën kallëzim për krime elektorale ndërkohë që në orën 12 e 30 është lajmëruar nga PD deklaratë për shtyp.