Arrestohen 3 punonjës të IKMT-së në qytetin e Dibrës, pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë para për vota brenda një pallati

Aktualitet

VIDEO/ Arrestohen njerëzit e Belinda Ballukut duke shpërndarë para në Dibër

Tre punonjës të IKMT-së në qytetin e Dibrës janë arrestuar, pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë para për vota brenda një pallati, nga ana e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka.

Mësohet se pallati ku kanë qenë tre punonjësit e IKMT, është mbajtur për 2 orë i rrethuar nga simpatizantë të opozitës, të cilët kanë konstatuar blerjen e votave dhe kanë thirrur menjëherë policinë.

Gjithashtu bëhet me dije se personat që shpërndanin vota janë pjesë e stafit të ngushtë të zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është njëherësh drejtuese politike e PS në qarkun e Dibrës.

Dyshimet për grupin e Ballukut që po shpërndante vota kanë lindur te banorët e Peshkopisë, të cilët pasi i kanë konstatuar në terren, kanë bllokuar hyrjen e pallatit, në mënyrë që policia të vepronte për t’i ndaluar.

Nga Dibra, kandidati opozitar Ismail Uka nënvizon se policisë i janë dashur rreth dy orë për të vepruar, duke u vendosur prangat Elton Lleshit (punonjës i IKMT) dhe dy punonjesve të tjera që gjendeshin me të.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?