Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Athina: Ambasadorja Kamitsi kërkon takim në Ministrinë e Jashtme shqiptare

Aktualitet

Athina zyrtare reagon pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë Fredi Beleri.

 

Ministria e Jashtme e Greqisë deklaron se pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Fredi Beleri, një eksponent i njohur i minoritetit grek në jug të vendit u arrestua gjatë natës, sipas policisë për shit-blerje votash, por ende nuk ka një informacion zyrtar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?