Aksident tragjik, humb jetën shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë (VIDEO)

Aktualitet

Një person ka mbetur i vdekur nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku u përfshi një automjet i ambasadës ruse. Viktima është shoqëruesi i ambasadorit rus, 36-vjeçari Sergei Mironov, ndërsa është plagosur 30-vjeçari Andrea Kukuviç.


 

Ky i fundit ishte drejtues i mjetit, ndërsa 36-vjeçari, i cili humbi jetën në spital, pasagjer.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, pranë TEG-ut.

Sipas policisë, automjeti i ambasadës ruse  është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

 

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital pasagjeri ndërsa shtetasi drejtuesi ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?