Aksident i rëndë në Maliq, autobusi me pasagjerë përplaset me kamionin

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj premteje në Maliq, ku një autobus me pasagjerë është përplasur me një kamion mallrash. Siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, aq sa autobusi është shkatërruar në pjesën e përparme.

Aksident i rëndë/ Kamioni përplaset 'kokë më

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë, ambulanca dhe shërbimi Zjarrfikës. I vetmi i lënduar është shoferi i autobusit, pasi përplasja ka ndodhur në krahun e tij. Zjarrfikësit janë duke punuar për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Pamje nga aksidenti ne Maliq

 Maliq/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?