Aktualitet

Takim me Ballën?! Reagon Lulzim BASHA

Pas berjes publike te nje video ku shfaqeshin neper koridoret e nje ndertese z Basha dhe me pas Balla, ka reaguar vete Lulzim Basha ne nje postim ne rrjetet sociale.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan montazh videon e publikuar në mediat sociale, ku dallohet teksa zhvillon një takim të fshehtë me deputetin e PS, Taulant Balla.

Basha ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se janë “shpifje dhe trillime” që sipas tij bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve dhe për t’i shërbyer Edi Ramës.

Postimi i plote:
BASHA:
Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?