Rama flet për zyrtarët e PS me probleme me ligjin: Nuk mbaj asnjë që del nga rruga e Zotit

Politike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk mbron askënd që del nga rruga e drejtë, qoftë ky edhe një person të cilin më herët e ka promovuar, duke iu referuar ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Ai u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se është kujdesur vetë që reforma në drejtësi të mos kursente askënd.

“Kush e lëshon veten dhe ngatërron rrugën dhe del nga rruga e Zotit dhe e ligjit nuk ka asnjë shans që të mbahet pas meje, pas shkopit të flamurit të Partisë Socialiste dhe të socialistëve. Kjo është shumë e qartë. Unë nuk jam ai që sot është faqja e zezë e Shqipërisë, që me demek nuk i lëshonte kriminelët.


Unë jam shumë krenar që i kemi bërë ato vepra, kanë ndikuar”, tha Rama kur u pyet për pamjet e djeshme nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, por ndryshoi “çehre” sapo i kujtuan se për Inceneratorin ndodhet në burg ish-ministri i tij i Mjedisit.

I pyetur pikërisht për rrjedhën e hetimeve dhe gjykimit të dosjes së aferës 420 milionë euro të inceneratorëve, Rama refuzoi të merrte përsipër përgjegjësinë në lidhje me zyrtarët socialistë që akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

Sipas tezës me të cilën shefi i qeverisë përpiqet të nxjerrë të larë veten, Lefter Koka, por edhe Arben Ahmetaj siç ai la të nënkuptuar kur iu përmend emri i ish/zv-kryeministrit kanë hedhur firma e lidhur kontrata konçesionare dujke bërë “me kokën e tyre”, pas shpinës së tij.

 

Jo që nuk i mbroj kriminelët e të korruptuarit, por unë jam marrë personalisht dhe kam udhëhequr reformën në drejtësi që ata të bëhen të pambrojtshëm nga askush, as edhe nga unë, nëse unë luaj mendsh dhe shkoj t’i mbroj nga drejtësia,” – u shpreh Rama.

Unë jam shumë krenar që i kemi bërë ato vepra, kanë ndikuar”, tha Rama kur u pyet për pamjet e djeshme nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, por ndryshoi “çehre” sapo i kujtuan se për Inceneratorin ndodhet në burg ish-ministri i tij i Mjedisit.

I pyetur pikërisht për rrjedhën e hetimeve dhe gjykimit të dosjes së aferës 420 milionë euro të inceneratorëve, Rama refuzoi të merrte përsipër përgjegjësinë në lidhje me zyrtarët socialistë që akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

Sipas tezës me të cilën shefi i qeverisë përpiqet të nxjerrë të larë veten, Lefter Koka, por edhe Arben Ahmetaj siç ai la të nënkuptuar kur iu përmend emri i ish/zv-kryeministrit kanë hedhur firma e lidhur kontrata konçesionare dujke bërë “me kokën e tyre”, pas shpinës së tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?