Aktualitet

Urbani përplaset me makinën në Tiranë, disa të plagosur, një në gjendje të rëndë

Urbanët në Tiranë janë kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët në kryeqytet të cilëve vazhdimisht u rrezikohet jeta.

Mëngjesin e sotëm raportohet se një aksident ka ndodhur në Sauk, ku një mjet është përplasur me një autobus të linjës urbane. Më poshtë mund të shikoni pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi në Sauk, ku u përplas autobusi i Bashkisë me një makinë. Mediat bëjnë me dije se 5 gra dhe 1 burrë kanë mbetur të plagosur, ky i fundit në gjendje të rëndë.

Siç shihet edhe në video e publikuar nga ‘JOQ’, pjesa përpara autobusit është bërë copa. Në ndihmë të personave të lënduar kanë shkuar kalimtarë të rastit.

Pamje nga aksidenti:

“Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

  • Saga e aksidenteve të urbanëve në kryeqytet, rrezikohet çdo ditë jetën e qytetarëve:

Më i rëndi i javëve të fundit është aksidenti i ndodhur më 27 Shkurt, kur një autobus i linjës së Unazës përplasi disa automjete te zona e njohur si “Shallvaret”. Autobusi shkaktoi një aksident të rëndë duke përplasur mbi 10 automjete dhe duke shkaktuar dhjetëra qytetarë të plagosur.

Një mjet i së njëjtës linjës shkaktoi po ashtu dhjetëra të plagosur në Prill 2022, kur një urban po i linjës së unazës përfundoi në Lanë.

Të tjera incidente të tilla janë raportuar po ashtu së fundmi.

Aksidentet e autobusëve urbanë në Tiranë tanimë janë kthyer në një normalitet shqetësues.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka justifikuar duke thënë se rritja e numrit të aksidenteve vjen si pasojë e shtimit të mjeteve që qarkullojnë në kryeqytet./ BOLDNEWS/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?