SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Roland Bejko për turizmin: Do të shpallim katër zona monument kulture, zero taksë për bujtinat

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarë e ekspertët ku u ndal në programin e tij për turizmin.

Bejko vuri theksin tek mbështetja që do të ketë bashkia e Tiranës për turizmin malor, duke thënë se do të ketë zero taksë për bujtinat e sipërmarrjet turistike.

Po ashtu Bejko angazhohet për mbështetjen e bizneseve të vogla artizane të cilat janë drejt zhdukjes.

“Në Bashkinë e Tiranës do të shpallim monument kulture katër zona, zonën e trashëgimisë otomane, atë të paraluftës, zonës e trashëgimisë të socrealizmit dhe shpalljen muze ta ansamblit kulturor qendra në bashkëpunim me komunitetin. Asgjë s’do të bëjmë pa komunitetin.

Aktualisht turizmi në kryeqytet ka një numër problemesh. Ka konkurrencë të padrejtë në treg, u është dhënë statusi investitor strategjik për 2 mijë shtretër hotelesh me 5 yje, të cilët përfitojnë 6% e TVSH në të gjitha shërbimet dhe shmangia e taksave dhe tatimeve.

Angazhohemi ta zgjasim sezonin turistik përmes diversifikimit të produktit turistik në tre tipologji, turizëm bregdetar, malor, rural e kulturor. Ne do subvencionojmë biznesin e vogël të artizanatit që po shkon drejt zhdukjes. Për 5 vite do të ketë zero taksë për sipërmarrjet turistike, bujtinat dhe start up.

Per turizmin detar e kemi fjalën për bashkëpunimin që duhet të ketë bashkia e Tiranës me operatorë turistikë për të bërë një hartë të lëvizjes të integruar të qëndrueshme për të gjithë ato operatorë që edhe janë klientë në Tiranë, por edhe kanë biznese të tjerë paralelë turistikë në bregdet”, tha Bejko.

Propozimet e PD-së për turizmin

1-Angazhohemi të zgjasim sezonin turistik, përmes diversifikimit të produktit turistik, në 3 tipologji: turizëm bregdetar, malor, rural e kulturor;

2- Subvencionimi i biznesit të vogël të artizanatit që po shkon drejt zhdukjes.

3- Përmirësimi i transportit Publik, në të gjithë hartën e Tiranës

4- Potencimi i një fshati simbol të Tiranës për ta kthyer në origjinë

5- Turizëm gjatë gjithë vitit dhe i shumëllojshëm. Pesë vite zero taksë ndaj sipërmarrjeve turistike, bujtinave, start-up, etj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?