Këngëtari i njohur Paul van Haver, i njohur me emrin e artit si Stromae ka anuluar të gjitha datat e turneut të tij. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtari belg duke thënë se ka nevojë për pushim dhe i është dashur të stopojë turneun e tij.
Shkak për këtë vendim të këngëtarit është bërë gjendja e tij shëndetësore e cila nuk e lejon që të mbajë koncerte.
“Më duhet të dorëzohem për faktin se për fat të keq shëndeti im nuk më lejon të vazhdoj të takohem me ju për momentin”, u shkruan ai fansave të tij, duke shprehur “trishtimin e thellë”.
Në deklaratën për shtyp të firmosur nga Paul, këngëtari sqaron se është i rrethuar nga mjekët, familjarët, miqtë dhe grupi i tij dhe u kërkon falje të gjithëve që nuk mund të mbajë dot angazhimet e tij.
Por nga çfarë vuan këngëtari?
Sulmet e ankthit dhe halucinacionet. Problemet e para shëndetësore të Stromae u shfaqën në vitin 2015. Prej vitesh flitet për një sindromë që e prek dhe që lidhet me efektet anësore të një ilaçi antimalarial.
Në një intervistë me Marianne, këngëtari i “Formidable” rrëfeu se ishte penduar për atë trajtim: Kam pak pendim në jetën time, por nëse mund të kthehesha dhe të shmangja marrjen e Lariamit, do ta bëja pa hezitim.
Kur ai fluturoi në Afrikë për të vizituar albumin e tij ‘Racine Carrée’, këngëtari 32-vjeçar mori Lariam si një masë parandaluese kundër malaries, një sëmundje infektive e shkaktuar nga një parazit që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave dhe që përfaqëson 80% të rasteve në Afrikën Sub-Sahariane.
Ai mori një tabletë në javë dhe u kthye me nxitim në Francë pas një muaji për shkak të “efekteve anësore serioze ” .
“Mendova se isha i çmendur “, tha ai asoj kohe, ndërkohë efektet anësore të këtij ilaçi ai i përjeton edhe sot.