Luçiano Boçi: “Më 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri”

Politike

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është takuar banorët e fshatit Shilbater, ku është njohur më nga afër me problemet e tyre, që kryesisht kanë të bëjnë me bujqësinë dhe blegtorinë.

Teksa poston pamjet e takimit, Boçi thotë se në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri.

Më 14 maj thekson Boçi, qytetarët do të firmosin ndryshimin.

“Shilbater, Një tjetër fshat i Elbasanit që do t’i prijë ndryshimit këtë të diel. A kanë sot banorët kanale vaditëse? A kanë ata një treg të sigurt për produktet e tyre? A merr dikush subvencione? Në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri, i cili ka në thelb interesin dhe nevojat e qytetarëve në fshat dhe qytet, dhe jo të një grupi njerëzish që kanë përfituar në këto 16 vite. Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin”, shkruan Boçi.


 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?