Rama: Po mos ishte Fatos Nano s’do isha kurrë pjesë e PS

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intervistë ndryshe, ku ka rrëfyer se si u bë pjesë për herë të parë e Partinë Socialiste.

Ai ka treguar se nuk kishte menduar kurrë që të merrej me politikë, teksa u shpreh se nëse nuk do të ishte Fatos Nano, kurrë s’do të ishte bërë pjesë e Partisë Socialiste.

“Unë nuk kam dashur të jem në asnjë parti. Ngjarja që lidhet me futjen time në PS është një ngjarja që lidhen dy njerëz jo me PS, ka të bëjë lidhje me Fatos Nanon dhe me mua. Fatos Nano kishte dëshirën dhe instiktin që të ftonte rreth vetes njerëz që ishin jashtë PS dhe të kombinonte atë që ishte trruri i partisë, ku ai deri në atë moment nuk kishte pasur një kontribut për shkak se hyri në burg dhe nuk kishte kohë dhe mundësi, ishin rrethanat që të merrej me cfarë do dhe ti sillte nga jashtë anëtarët.

Faktikisht unë nuk do kishte hyrë kurrë në PS po mos ishte Fatos Nano. Ishte ai që i ra me shkelm derës së PS që të futesha unë, jo Partisë por të rrethit të qeverisë. Gjithmonë kam menduar që qeveria duhet të reflektojë qytetarët. Në rastin konkret është historia e dy njerëzve që njëri ishte udhqëheqisëi ndërsa tjetri qëlloi se ishte pasardhësi”, tha Rama ndër të tjera për “Top Story”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?