Roland Bejko: Të fillojmë nga Tirana, ndryshimin e madh për Shqipërinë si Europa.
73 vjet më parë, në 9 Maj 1950, Ministri i Jashtëm francez Robert Shuman bëri një deklaratë për median ndërkombëtare ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut. Ky do të njihej si hapi i parë konkret drejt idesë për të themeluar një Federatë Europiane në të ardhmen.
73 vjet më pas, nuk kemi sot një Federatë Europiane, sipas idesë fillestare të Shumanit, por një Bashkim Europian që ka krijuar një hapësirë lirie, mirëqenie dhe sigurie për qytetarët e tij. Një Bashkim Europian tek i cili aspirojnë të anëtarësohen të gjitha shtetet e kontinentit europian, të mbetura jashtë.
33 vjet më parë, shqiptarët që rrëzuan statujën e diktatorit komunist, kërkuan me zë të lartë që Shqipëria të bëhej si gjithë Europa, që Shqipëria të bëhej Europë. Mision i papërmbushur. Mision që i ka takuar gjithmonë Partisë Demokratike ta bëjë realitet – si atëherë në 1990n edhe tani në 2023n.
Le ta rinisim këtë mision në 14 Maj, le ta rinisim nga Tirana!
Për t’i dhënë frymëmarrje, për t’i dhënë aromë europiane Tiranës dhe Shqipërisë!
Total 0 Votes
0
0