Rrugorja e Tiranës bën “namin” me gjoba, e pësojnë 1.600 shoferë

Aktualitet

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë javës që lamë pas 15 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 559 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?