Bota

Masakra në Beograd, Serbia merr masa menjëherë: Në çdo shkollë do ketë nga dy policë

Pas masakrës së shënuar në një shkollë në Serbi, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojen e shkollës, janë marrë masa të menjëhershme.

Bëhet me dije se nga sot në çdo shkollë në Serbi deri në përfundimin e orëve të mësimit do të jenë të pranishëm policët, duke vepruar si masë parandaluese për ngjarje të tjera kriminale.

“Përveç policëve shkollorë, u angazhuan edhe oficerë policie të juridiksionit të përgjithshëm, administrata e policisë rrugore dhe policia kriminale. Theks i veçantë iu kushtua ardhjes dhe largimit të nxënësve dhe gjatë pushimeve,”tha Indira Hamzabegoviç, një oficere e policisë në shkollën e Stari.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?