Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Tropojë, Besnik Dushaj.
Në fjalën e tij ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shpopullimin e vendit dhe deklaroi se ndryshimi është jetik, pasi Shqipëria është në rrezik ekzistencial. Berisha bëri disa premtime para banorëve, duke theksuar mes tyre dhe ndërtimin e autostradës në Alpe.
Berisha: Çdo socialist i Tropojës është 10 herë me më shumë integritet se Rexh Byberi.U garantoj se kësaj radhe, askush nga Biberajt nuk do e votojë.
14 maji është ditë ndryshimi i madh, hapet rruga për rrëzimin e këtij regjimi monist.U garantoj se të gjitha institucionet do kthehen në Tropojë. U garantoj se i gjithë rrjeti elektrik i fshatrave të Tropojës do rindërtohet.
U siguroj se Autostrada e Alpeve do jetë autostrada më panoramike e Ballkanit dhe Europës.Ju bëj thirrje malësorëve të Malësisë së Gjakovës kudo që janë, në Tiranë, në Shqipëri, në Kosovë, në Europë dhe kudo që ndodhen.
Më 14 maj të vijnë dhe të votojnë.Tropoja ka nevojë jetike për votën e tyre, e cila kësaj radhe është votë misionare.Të vijnë dhe të firmosin ndryshimin, të firmosin fitoren.”- tha Berisha.