Rritja e pagave shtyhet pas zgjedhjeve/ Rama “fajëson” Majkon dhe deputetët e PS

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur dje në Kukës se projektligji për rritjen e pagave është bllokuar nga deputetët në Kuvend, pasi ata kërkojnë që rritja e pagës së tyre të bëhet tani.


Rama tha se për disa kategori rritja është bërë nga prilli, ndërsa për rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Ai theksoi se ai kërkon që qeverisë dhe deputetëve duhet t’u rriten pagat të fundit fare, por se Majko dhe kolegët e tij duan tani, ndaj ligji është bllokuar.

“Thonë, shtyu Edi Rama rritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë fare. Ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisë janë rritur dhe ata i marrin tani të prillit në fillim të majit. E dyta, unë kam pasur debat, se për rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam pasur një debat, ligji është në parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’u rriten pagat të fundit fare, domethënë vitin tjetër, kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputetëve, edhe qeverisë do t’u rriten pagat. Deputetët duan t’i rrisin tani. Është bllokuar për disa javë kjo punë sepse duhet të më bindin mua. Pastaj nuk e di çfarë do ndodhë, por kjo është arsyeja”, tha Rama.

 

 

“Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me gjithë prillin dhe me gjithë majin. Këtë po e them këtu, merreni regjistrojeni. Kështu që asnjëri nuk duhet të ketë asnjë shqetësim. Thjesht halli është që deputetët duan të rrisin pagat e veta tani, unë them jo, deputetët dhe qeveria duhet t’i rrisin në fund, vitin tjetër. Ky është i vetmi problem. Po këtë punë e di Pandi që është në krahun e deputetëve. Safeti thotë rritjani, të shohim. Kjo është arsyeja, s’ka asnjë arsye tjetër”, deklaroi ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?