Roland Bejko:
Sot mëngjesi nisi në mënyrën më të bukur.
Kam takuar në kafe Roma, dy miqtë e mi, Krenar Zejnon dhe Xhojsin, qenin më inteligjent të Tiranës.
Qyteti nuk do kish kuptim nëse në të nuk do jetonin personazhe si Krenari dhe Xhojsi, kuratori i Galerisë Zenit, shkrimtar, botues, biolog dhe aktivist shoqëror.
Unë i dhurova Krenarit programin tim për Tiranën.

Ai më dhuroi librin e tij të fundit me poezi.
Me Krenarin ramë dakord se qytetit i duhen kullat, por ato duhet të vendosen si fjala në poezi, në vendin e duhur që t’i japin kuptim qytetit, si fjala poetike, vargut.
Xhojsi, e ka marrë këtë emër nga shkrimtari James Joyce (Xheims Xhois) autori i Uliksit.
Ai thotë se edhe po u shemb Dublini, nuk do ketë asnjë problem, sepse kushdo mund ta rindërtojë identik siç ka qenë duke u nisur nga romani i tij Uliksi.
Ndërsa Tirana, po u shemb, siç po shqepen kodrat e liqenit nga babëzia e ndërtimeve, liqenin dhe Tiranën i humbasim për gjithmonë.

Total 0 Votes
0
0