Aksident në aksin Kapshticë-Bilisht, makina del nga rruga, plagosen babë e bir

Aktualitet

Një aksident është regjistruar në afërsi të Kapshticës pasditen e sotme, ku janë plagosur babë e bir.

Sipas informacioneve nga policia aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, ku shtetasi A. Ç., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Aksident Korce (3)


Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., dhe shtetasi Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Nga spitali konfirmohet se që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?