5 Maj/ Meta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gosë

Aktualitet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ish kreu i shtetit ka publikuar disa foto ku shihet teksa vendos kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.


 

“Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.

Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.

Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lire”, shkruan Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?